Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë me datë 11.01.2014 në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin a.s” realizoi një tribunë në  f.Studenican me temë “Muhammedi a.s simbol i reformave në shoqëri”
Tribuna filloi me recitimin e disa ajeteve Kur’anore nga Hfz. Xhemail Nuhiju.
Ligjërues ne këtë tribunë ishin Mr. Mervan Jakupi nga Studeniçani dhe Qamil ef. Rushiti nga Kërçova.
Nuk mungoi edhe pjesa e ilahive ku vëllezërit Hfz. Xhemail dhe Sabaatin Nuhiju kënduan disa ilahi e që freskuan të pranishmit me zërin e tyre mahnitës.
Në këtë tribunë gjithashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki, ish deputetët , kryetari i FRI-së z.Fevzi Musliu, përfaqësues të OJQ-ve, personalitet, bashkëfshatarë dhe studentë.
Me perfundimin e kësaj tribune patëm rastin që të ndjekim një video në të cilën u promovuan aktivitete që janë realizur gjatë një viti nga FRI-Nëndega Karshiakë, si dhe u bë shpërndarja e librit të botuar nga Forumi Rinor Islam “Ëmbëlsia e dërgimit të salavateve për Profetin s.a.v.s”, nga autori Abdulhalik Sherif.

Studenican (2)
Tribunë në Studeniçan: “Muhammedi a.s. simbol i reformave në shoqëri”

Studenican (3)
Tribunë në Studeniçan: “Muhammedi a.s. simbol i reformave në shoqëri”

Studenican (4)
Tribunë në Studeniçan: “Muhammedi a.s. simbol i reformave në shoqëri”