Numri i Matias Mologni, futbollistit të Central Cordoba, po bën bujë të madhe në rrjetet sociale dhe YouTube. Deri tani videoja e tij përballë kundërshtarëve të All Boys numrëron më shumë se 250 mijë klikime.
Disa e quajnë edhe “tuneli më i bukur i të gjithë kohërave”. Por të njëjtën gjë, ose pak a shumë të ngjashme me atë Matias Mologni, e ka bërë më parë edhe Riquelme kundër një lojtari të Rosario Central. /albeu.com/