Nën moton vizitoni “Shpirtin e Ballkanit”, agjenci turistike nga Australia përgatisin udhëtime në vende të ndryshme të gadishullit Ballkanik. Në udhëtimin që pritet të zgjatë 22 ditë do të vizitohen shtetet Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, njofton “Zhurnal”.
Kroacia është përshkruar si vend i mrekullueshëm ku edhe do të fillojë ky tur i vizitorëve që nga Spliti deri te “Perla e Adriatikut”, Dubrovniku. Do të vizitohet Mostari dhe ura e tij karakteristike, ndërsa rrugëtimi çon në Sarajevë, aty ku u vra Franz Ferdinandi dhe filloi Luftëra e Parë Botërore.
Duke kaluar malet e larta të Malit të Zi, udhëtimi kalon nëpër Kosovë, ku shrkuan se ajo e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është pranuar nga Australia, por që ende kontestohet nga Serbia.
Duke udhëtuar drejt jugut të Ballkanit, vizitorët nga Australia do të ndalen në Shkup, që është përshkruar si një qytet i lashtë i periudhës Osmane pastaj do të vizitohet liqeni i Ohrit, por këtu do të përjashtohet rruga nga Tetova e Gostivari.
Destinacioni i fundit do të jetë Shqipëria, e cila përshkruhet si vendi i vetëm në Europë pa McDonald’s. Në Shqipëri do të vizitohen Durrësi, Tirana dhe Kruja.
Nga i gjithë ky turne tre javësh nëpër Ballkan, operatorët turistik të Australisë e kanë shmangur Serbinë, të cilën nuk e konsiderojnë atraktive për tursitët e tyre.
Categories