Kryeqyteti i Turkmenistanit, Ishk Abad, të cilin autoritetet vendase po përpiqen ta shndërrojnë në një qytet të bardhë, është futur në librin Guinnnes dhe kjo falë ndërtesave të shumta me ngjyrë të bardhë të veshura me mermer.
Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Rexhep Nur Muhamedov, u shpreh se kryeqyteti hyri në Guinnes, falë numri të madh të ndërtesave të veshura me mermer të bardhë. Ai shtoi se deri tani janë 543 ndërtesa të veshura me mermer të bardhë, që zënë një hapësirë prej 4514 metrash katrorë, duke theksuar se një numër kaq i madh ndërtesash të veshura me mermer të bardhë, është më i madhi në botë.
Turkmenistani, ka qenë një republikë e Bashkimit Sovjetik dhe ndodhet në Azinë e Mesme. Ai është një vend i pasur me gaz natyror dhe shpenzon miliarda dollarë për ndryshimin e transformimit rrënjësor të kryeqytetit Ishk Abad, në të cilin banojnë mbi një milionë njerëz. /ardhmeriaonline/
Categories