Ky është një tregim për plakun turk që është i lindur në vitin 01.07.1892, por që edhe sot e kësaj dite e kryen obligimn e agjërimit.
Në bisedën për agjencinë Anadolia, Hasan Gazer (121), i cili jeton në lagjen Ulus të qytetit turk Sirt, tregon se ka pesë djemë dhe dhe pesë vajza 213 nipëra, stërnipëra dhe stërstërnipëra numrin e të cilëve nuk e di as vetë, njofton portali “Islamski centar”.
Gezeri i cili për momentin jeton me djalin më të vogël Abdullahun, i cili ka shtatëdhjetë vjet, i kryen në mënyrë të pavarur të gjitha obligimet dhe nevojat e tij, ndërsa edhe përkundër viteve, pa vështirësi e agjëron edhe Ramazanin.
Gezeri, është i lindur në fshatin Eruh dhe tërë jetën e tij e ka kaluar si çoban në kërkim të kullotave më të mira për bagëtinë e tij.
“Ishin në fshatm e tani jemi në qytet dhe e shitëm gjithë bagëtinë. Jemi të mbyllur në mure të qeta të zhurmës së qytetit dhe e presim fundin e jetës. E kam të vështirë t’i kujtoj ndodhitë e shekujve të kaluar, por e di se jam rritur në varfëri dhe kam bërë punë të rënda fizike. Jetën e kalova duke i ushqyer bagëtinë dhe duke mbijetuar në natyrë dhe me begatitë e saj. Për jetën time të gjatë me siguri merita kanë, gruri, elbi, misri dhe djathi. Gjithmonë kam pirë shumë qumësht. Jeta e sotme aspak nuk më pëlqen. Dëshiroj ta kthej kohën e mëparshme”, thotë plaku Gezer.
Ky është edhe një shembull i rrallë për jetëgjatësi, ndërsa sipas të dhënave jozyrtare në Wikipedia, njeriu më i vjetër në botë, kinezi Li Çing-Juen (197) ka jetuar në periudhën 1736-1933, ndërsa i dyti në listë është turku Zara Aga (157) nga Bitlisi, i cili ka jetuar në periudhën 1777-1934.
Nga ana tjetër, njeriu më i vjetër sipas Librit të rekordeve të Ginisit është Kireomon Kimura (116) nga Japonia, i cili vdiq në qershor të këtij viti. /Portalb
EDITOR
11 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago