Zgjedhjet e sivjetme në Turqi u karakterizuan me propagandë kundër kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi partinë e tij që të fitoj zgjedhjet lokale. E ajo që nuk kaloi pa u vënë re, ishte se në mesin e udhëheqësve të komunave, kishte edhe gra me shami.
Deri para pak muajsh, në Turqi funksiononte ligji diskriminues që ndalonte bartjen e shamisë në institucionet publike. Megjithatë, Erdogan bëri çmos që të largoj nga fuqia këtë ligj.
Tani, votuesit kanë zgjedhur për kryetare komunash pesë gra të mbuluara. Ky është parë si një përparim i rëndësishëm në vend.
Partia për Punë dhe Zhvillim e kryeministrit Erdogan, e cila kryeson në shumicën e zonave, ka dy kandidate me shami, ndërsa dy të tjera vijnë nga zonat me shumicë kurde.
Fatma Toru, e cila tashmë udhëheq qarkun e Konias, është bërë femra e parë me shami që bëhet kryetare e komunës në Turqi.
Toru ishte gjithashtu kandidatja e parë që shpalli fitoren e saj pas numërimit të votave.
” Ne jemi dëshmitarë të risive, ne jemi pionierët e grave, të drejtat e të cilave janë injoruar në politikë dhe në sferën publike. Ky injorim ka ardhur për shkak të besimeve të tyre, por shpresoj që të kem sukses në detyrën time të re,” tha Toru.
Ndërsa zonja Fethiye Atli, e cila u shkarkua nga puna në vitin 2000 për shkak të shamisë së saj, u zgjodh kryebashkiake e Keban në provincën Elazig.
Pas fitores se saj, ajo tha: “Kam punuar 10 vjet si kontabiliste, derisa në vitin 2000 u perjashtova padrejtësisht për shkak të shamisë sime, ndersa ky eshte nje moment historik”.
Në Gudul, pranë Ankarasë, kryetarja e re e Partisë AK Hava Yildirim, gjithashtu mbanë shami. E në krahinën Dijarbakir në juglindje të vendit, kandidatja e partisë kurde BDP u bë kryetare e bashkisë së Kocakoy.
Zgjedhja e pesë kryetareve të komunave është duke u konsideruar si një moment jetik në historinë e Turqisë.
” Këta janë hapat e parë demokratik pas 40 viteve të vështira për gratë e mbuluara” , tha Sibel Eraslan , një gazetare e Anadolu Agency.
Eraslan deri para pak kohësh nuk ishte lejuar të praktikoj profesionin e saj, edhe pse kishte përvojë 25 vjeçare.
Turqia ka hequr rregullin që ndalon gratë nga mbajtja e shamisë në shumë prej institucioneve shtetërore të vendit, me përjashtim të gjyqësorit, ushtrisë dhe policisë.
Erdogan e bëri këto ndryshime si pjesë e një pakete të demokratizimit që ka për qëllim futjen e reformave liberale.
Pasi ndalimi u hoq , katër deputete të mbuluara femra morën vendet e tyre në parlament. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Bukë falas për të varfrit (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago