Categories
Lajme

Turqi: Kryetarja e parë e mbuluar e një komisioni parlamentar

Parlamenti turk për herë të parë zgjodhi deputeten e mbuluar në krye të një komisioni parlamentar

Për herë të parë në historinë e Republikës së Turqisë, një deputete e veshur sipas rregullave islame zgjedhet kryetare e një prej komisioneve parlamentare në Asamblenë Kombëtare të Turqisë.

Deputetja nga radhët e partisë në pushtet (AK Parti), Gonul Bekin Sahkulubey, pas kryerjes së haxhit, punën e saj në parlament e vazhdoi e veshur sipas rregullave islame.

Komisioni për Peticion u mblodh pasi që kryetari i deritanishëm Mehmet Danis, u zgjedh si kandidat për prefekt të komunës Çanakkale.

Gonul Bekin Sahkulubey mori përkrahjen e të gjithë shtatë deputetëve që morën pjesë në seancë, duke u bërë gruaja e tretë që zgjedhet si kryetare e njërit prej 17 komisioneve në parlamentin turk.

Kushtetuta e Turqisë nuk ka referenca direkte për bartjen e shamisë në parlament, si dhe dokumente tjera ligjore, dhe teknikisht nuk ka pengesa ligjore që një femër e mbuluar të jetë anëtare e parlamentit, por këtë e kanë penguar rregulloret e punës së këtij institucioni për të cilat insiston CHP.

Çështja e bartjes së shamisë në institucionet publike është në axhendën e politikës turke për më shumë se tre dekada. Zyrtarisht është në fuqi që nga viti 1983. Që atëherë, përpjekjet e shumta për anulimin e ndalimit në institucionet shtetërore dhe universitete kanë dështuar./igj/

Exit mobile version