Shqiptarët në mesin e një milion pjesëmarrësve në mitingut pro Turqisë demokratike.  Ata mbeshtetën Turiqnë e Erdoganit (“Arnavutluk’tan Erdoğan’a destek mitingi”)
«Allahu Ekber..», «Rroftë Turiqa demokratike në krye me Erdoganin..me këto fjalë, brohoritje që u përsëriten disa herë.. ka nisur dje mitungu në Stamboll jo larg Taksimit (ky i njohur si bastion u Kurdëve) ku disa protestues ditëve të fundit ishin rrebeluar.
 

Kryeministri turk Rexhep Tayyip Erdogan në tubimin e  djeshëm në sheshin e Stambollit para mbi milion truqi me flamuj e pankarta në mbështetje të tij i shpjegoi qartë vizionet e turqisë për një shtet tolarant dhe demokratik.  Erdogan,  ka pasur mbështetje të madhe nga ithtarët e tij. Madje ai ka akuzuar disa medie botërore  për propagandë kundër Turqisë me qëllim të destabilizimit të demokracisë në  këtë vend,  duke shfrytëzuar rastin e disa pakënaqësive të protestuesve të një parku « Gezi » në Taksim.
Më konkretisht, trazirat në Stamboll filluan para dy javësh, kur një grup njerëzish doli për të protestuar kundër planeve të qeverisë për shndrimini e parkut ‘Gezi’ në një qendër tregtare, e ngjashme me kazermat otomane të shekullit 19-të. Protestuesit  shpjeguan  se planet ishin një shkelje e të drejtave të tyre si një shoqëri laike
 
 

Protesta e fundit, ishin një rrezik për të ardhmen politike të Erdoganit, një politikan populist dhe të zgjedhur në mënyrë demokratik. Ky është mandati i tretë i Erdoganit si kryeministër që i prinë Turqisë
Në  tubimin e djeshëm të   kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stambull jo larg morën pjesë mbi një milionë njrëz, kryesisht turqi, por në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Madje në miting kishin ardhur specila shqiptarët nga Kosova. Presheva e Shkupi me flamuj kombëtar,  ka raportuar korrespondentja e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”  e cila ka ndjekur përsëafërmi  mitingun e kryeministrit turk.
Pjesëamrrësit shqiptarë në këtë miting në Stamboll  mbanin pos pankartve në përkrahje të Erdopganit ata mbanin edhe flamujt kombëtar kuq e zi si dhe flamuj të Kosovës.
“Ne jemi shqiptarë që jetojmë dhe veprojmë ketu në Turqi. kemi ardhur nga viset e ndryshme të vendit Ankara, Edena, Izmiri.. etj..për t’u solidfarizuar me kyreministrin Erdogan dhe protestuesit turq për një Turiq demokartike. Ne mbeshtesim Erdoganin, sepse ai dha Turqia vazhdimsht ka folur dhe ka kontribuar Kosovën dhe shqiptarët në ditët më të vështira..” i kanë dekalruar disa të rinjëm studentë dhe punëtorë shqiptarë nga Kosova dhe Presheva ,  pjesëmarres në mitingut e djeshëm në Stambuoll.
Pamvrësisht nga histria, ne kemi shumë lidhshmëri me Turqinë, të cilit shtet e kanë themeluar, i kanë prirë dhe sot i kontribuojnë demokracisë së këtij vendi, thotë  absolventja Elvana, studente e shkencave te framaciotikës nga Presheva, e cila ketu përmendi disa perosnaliete me origjinë shqiptare si Kemal Atartuku, Kenan Evren, përpliuesi i himnin turk  etj…Mitungu i djeshëm  ku Erdogan arriti t’i tuboj për 2-3 orë mbi një milion popull në sheshin e Stambollit  ku morën pjesë edhe bi një mijë  shqiptarë në këtë tubim “promovues” së politikës së kryemisnirit turk pati jehonë të madhe në masmediet turke.