Shqiptarët në mesin e një milion pjesëmarrësve në mitingut pro Turqisë demokratike. Ata mbeshtetën Turiqnë e Erdoganit (“Arnavutluk’tan Erdoğan’a destek mitingi”)
«Allahu Ekber..», «Rroftë Turiqa demokratike në krye me Erdoganin..me këto fjalë, brohoritje që u përsëriten disa herë.. ka nisur dje mitungu në Stamboll jo larg Taksimit (ky i njohur si bastion u Kurdëve) ku disa protestues ditëve të fundit ishin rrebeluar.
Kryeministri turk Rexhep Tayyip Erdogan në tubimin e djeshëm në sheshin e Stambollit para mbi milion truqi me flamuj e pankarta në mbështetje të tij i shpjegoi qartë vizionet e turqisë për një shtet tolarant dhe demokratik. Erdogan, ka pasur mbështetje të madhe nga ithtarët e tij. Madje ai ka akuzuar disa medie botërore për propagandë kundër Turqisë me qëllim të destabilizimit të demokracisë në këtë vend, duke shfrytëzuar rastin e disa pakënaqësive të protestuesve të një parku « Gezi » në Taksim.
Më konkretisht, trazirat në Stamboll filluan para dy javësh, kur një grup njerëzish doli për të protestuar kundër planeve të qeverisë për shndrimini e parkut ‘Gezi’ në një qendër tregtare, e ngjashme me kazermat otomane të shekullit 19-të. Protestuesit shpjeguan se planet ishin një shkelje e të drejtave të tyre si një shoqëri laike
Protesta e fundit, ishin një rrezik për të ardhmen politike të Erdoganit, një politikan populist dhe të zgjedhur në mënyrë demokratik. Ky është mandati i tretë i Erdoganit si kryeministër që i prinë Turqisë
Në tubimin e djeshëm të kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stambull jo larg morën pjesë mbi një milionë njrëz, kryesisht turqi, por në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Madje në miting kishin ardhur specila shqiptarët nga Kosova. Presheva e Shkupi me flamuj kombëtar, ka raportuar korrespondentja e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” e cila ka ndjekur përsëafërmi mitingun e kryeministrit turk.
Pjesëamrrësit shqiptarë në këtë miting në Stamboll mbanin pos pankartve në përkrahje të Erdopganit ata mbanin edhe flamujt kombëtar kuq e zi si dhe flamuj të Kosovës.
Pamvrësisht nga histria, ne kemi shumë lidhshmëri me Turqinë, të cilit shtet e kanë themeluar, i kanë prirë dhe sot i kontribuojnë demokracisë së këtij vendi, thotë absolventja Elvana, studente e shkencave te framaciotikës nga Presheva, e cila ketu përmendi disa perosnaliete me origjinë shqiptare si Kemal Atartuku, Kenan Evren, përpliuesi i himnin turk etj…Mitungu i djeshëm ku Erdogan arriti t’i tuboj për 2-3 orë mbi një milion popull në sheshin e Stambollit ku morën pjesë edhe bi një mijë shqiptarë në këtë tubim “promovues” së politikës së kryemisnirit turk pati jehonë të madhe në masmediet turke.
Categories