Categories
Lajme

Turqi, vajza që mësoi Kuranin në kohë rekord

Mervete Jilmaz, një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Turqia, ka arritur të memorizojë të gjithë Kuranin në arabisht në një periudhë kohore rekord, katër muaj.
Mësuesja e saj Hadixhe Keshfeli Oglu, thotë se Mervete ka aftësi memorizuese shumë të fortë, e cila e ka ndihmuar në memorizimin e Kuranit në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Ajo shto se veç kësaj, një rol të madh luan dhe vendosmëria dhe vullneti i saj i çeliktë.
Vetë Mervete citon se nuk i kishte vajtur në mendje se mund ta mësojë kaq shpejt Kuranin, edhe pse e dinte se ka aftësi memorizuese të fortë. Administrata e shkollës ku Mervete ka mësuar Kuranin, kanë vendosur që ta shpërblejnë me një vizitë në Qabe nxënësen e tyre të dalluar. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version