Udhëheqësi i Departamentit për Çështjet Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, tha se Turqia është duke planifikuar themelimin e universitetit të ri Islamik në Stamboll.
Duke folur në një konferencë shtypi në Zyrën Menaxhuese për Haxhinjt në Mekë, ku ai është duke i udhëhequr një grup të haxhinjve turq në haxh, Mehmet Gormez tha, “Ne duam të themelojmë një Universitet Islamik Ndërkombëtar në Stamboll dhe ky është një projekt i rëndësishëm për njerëzimin. ”
“Dijetarët e diplomuar në universitetin si ky do të jenë pjesë e zgjidhjes në vend se burimi i problemit,” shtoi ai.
Mehmet Gormez tha, “Departamenti i Çështjeve Fetare ka themeluar fakultete, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe, në disa vende të botës. Ne jemi duke planifikuar për të dhënë mësim në gjuhën angleze, arabe dhe në gjuhën persiane.”
Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Categories