Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ak thënë të premten se Turqia do t’i mbështesë Tatarët e Krimesë në ruajtjen e të drejtave të tyre politike në mes të krizës që po mbretëron në Ukrainë .
“Ne nuk do t’i lëmë në baltë Tatarët në Krime,” ka thënë Erdogan gjatë një tubimi elektoral në qytetin Eskisheher.
“Unë kam biseduar me presidentin rus ( Vladimir Putin ) mbi ngjarjet në Krime dhe i kam thënë se Rusia duhet të mbrojë të drejtat e Tatarëve sikur që bëjnë me shumicën në Rusi dhe pakicat tjera në Krime,” tha ai.
Parlamenti i Krimesë vendosi të enjten që të mbajë referendum për t’iu bashkuar Rusisë, ndërkohë që vazhdojnë presionet diplomatike për të zgjidhur krizën politike në gadishull.
Forcat ruse dhe pro – ruse kanë marrë në kontroll institucione të larta dhe bazat ushtarake në Krime, që sipas vendeve perëndimore është shkelje e sovranitetit të Ukrainës dhe e të drejtës ndërkombëtare./mesazhi/
Categories