Categories
Lajme

Turqia e quan 'deklaratë lufte' inçizimin e rrjedhur

Ministri i jashtëm i Turqisë ka thënë se ata që përgjuan në një takim të sigurisë të nivelit të lartë të zyrtarëve turq në Siri janë të “lidhur në mënyrë të qartë me regjimin sirian dhe Al-Kaidën.”
Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutollu ka thënë të enjten se një rrjedhje e përgjimit në lidhje me një takim të sigurisë në nivel të lartë në Siri është një deklaratë lufte.
Takimi i nivelit të lartë që përfshin autoritetet shtetërore turke duke diskutuar kërcënimet e mundshme ndaj territorit turk në Halep të Sirisë, është regjistruar në mënyrë të paligjshme dhe më pas ato inçizime kanë rrjedhur të enjten.
Davutollu ka thënë se infiltrimi në një takim të tillë dhe rrjedhja e regjistrimeve nga ai takim është  një “cyber – sulm” për Turqinë, duke shtuar se “kjo është padyshim një sulm ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit tonë. Ata që janë pas saj janë duke u përpjekur të krijojnë perceptimin e një Turqie të dobët.”
Ai vazhdoi duke thënë se ata që janë pas këtij sulmi do të marrin dënimin më të rëndë të mundshëm dhe Turqia do të marrë masa për të mbrojtur veten.
Varri i Suleiman Shah është në territorin turk sipas të drejtës ndërkombëtare dhe aktualisht është nën kërcënim për shkak të rritjes së luftimeve midis opozitës siriane dhe grupeve që luftojnë për regjimin sirian në këtë zone.
I mbrojtur nga trupat turke, varri i Sulejman Shah, dhe zonat përreth janë të vendosura në Manbij, rrethinë e Halepit, rreth 30 km nga kufiri turk./mesazhi/
 

Exit mobile version