Categories
Lajme FRI

Turqia ftesë zyrtare Januzajt

Jo vetëm Kosova apo Shqipëria, por tashmë edhe Turqia ka kërkuar shërbimet e Adnan Januzajt. Talenti ka refuzuar kërkesën e Belgjikës dhe për momentin duket se ka refuzuar edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Turqia ka bërë një kërkesë zyrtare për shërbimet e tij në skuadrën kombëtare. “Shpresojmë që Januzaj të zgjedhë Turqinë”, ka qenë deklarata e trajnerit të Turqisë, Fatih Terim.
Trajneri shpreson që talenti i Mançester Junajtid të zgjedhë përfaqësuesen që drejton ai. Për momentin duket se Januzaj në heshtje ka zgjedhur Anglinë, si kombëtaren që kërkon të luajë. Januzaj për momentin nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga skuadrat kombëtare, por ai vijon të mos kthejë përgjigje të saktë dhe të prerë për kërkesat që i janë dërguar nga disa kombëtare.

Exit mobile version