Turqia luan një rol aktiv për ti dhënë fund gjakderdhjes në Gazë dhe për të fashuar plagët e palestinezëve.

 

Turqia i paraqiti Organizatës së Bashkëpunimit Islamik një plan veprimi me 7 pika.
Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu në lidhje me këtë tha: “Jo vetëm me fjalë, ne duhet të jemi të gjithë pranë Gazës në realitet dhe me vepra”.
DSF
Bota islame u mblodh edhe një herë për ti dhënë fund gjakderdhjes në Gazë.
Në takim u bisedua për përpjekjet që armëpushimi të kthehet në një armëpushim të përhershëm dhe u shqyrtuan gjithashtu edhe temat e dërgimit të ndihmave humanitare në Gazë si dhe nxjerrja e të plagosurve nga rajoni me qëllim kurimi.
Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu në këtë kuadër, deklaroi propozimin prej 7 pikash.
Disa nga pikat që përmbante ky propozim janë: ndihmat humanitare, armëpushim i qëndrueshëm, punimet në infrastrukturë, ndjekja e përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara, mbështetja qeverisë palestineze të pajtimit, njohja e shtetit palestinez në platformën ndërkombëtare si dhe rilindja e shtetit të Palestinës.
Davutollu, u shpreh se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për dërgimin e ndihmave për palestinezët.
“Turqia është mobilizuar dhe vënë në veprim me të gjitha institucionet e saj, duke filluar nga Gjsymëhëna e Kuqe turke (Kızılay), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Agjencia pranë Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) dhe Ministria e Shëndetësisë./trt/