Categories
Lajme FRI

Turqia me autostrada inteligjente

Fillon një epokë e re e “rrugës inteligjente” me sistemin e udhëheqjes së trafikut të ASELSAN.

Në fillim teknologjia e re do të zbatohet në udhëkryqin perëndimor Gebze-Izmit, pikërisht në autostradën 40 kilometra të gjatë, ku edhe ndodhin më shumë aksidente automobilistike në Turqi.
Në këtë kuadër, me anë të sistemit të përgatitur nga ASELSAN, limitet e shpejtësisë do të përcaktohen sipas fluksit të automjeteve në autostradë.
Drejtuesit e mjeteve do të informohen vazhdimisht edhe në lidhje me rrugën, edhe për kushtet atmosferike.
Shoferët që nuk zbatojnë rregullat, do të gjobiten përsëri sipas shumave që parashikon sistemi i ri.
Me “autostradën inteligjente”, synohet parandalimi i aksidenteve duke përfituar nga avantazhet e shumta që ofron sistemi i ri.

Exit mobile version