Parlamenti i Turqisë ka miratuar legjislacionin, që ndalon reklamat e alkoolit dhe forcon kufizimet e shitjes së tij.
Masa e miratuar të premten ndalon shitjen e pijeve alkoolike në mes të orës 22 dhe 06 të mëngjesit.
Masa gjithashtu ndalon shitjen e alkoolit në afërsi të xhamive dhe shkollave.
Ligji parasheh dënime të rrepta për ngarje në gjendje të dehur.
Mbështetësit e masës – ata të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim(AKP) që është në pushtet dhe ka rrënjët e saj në Islam – thonë se ligji është duke kërkuar që të mbrojë shoqërinë, dhe të rinjtë në veçanti, nga efektet e dëmshme të alkoolit.
Turqia është një vend laik, dhe kundërshtarët e akuzojnë AKP–në se gradualisht po imponon një agjendë islamike.
Legjislacioni duhet të marrë miratimin presidencial.
Categories