Categories
Lajme

Turqia ndërton xhaminë më të madhe në Azinë Qendrore

Xhamia në Bishkek, Kirgistan, pritet të përfundojë në vitin 2015.

Ministria për Çështje Fetare në Turqi është duke punuar për të përfunduar xhaminë më të madhe në Azinë Qendrore, në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.
Puna në xhaminë e lartë 70 metra filloi në mars të vitit 2012, dhe tani po i afrohet fundit. E ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 5 hektarëve, xhamia përfshinë një hapësirë prej 1.300 metra katrorë dhe do të ketë katër minare, dy prej të cilave pothuajse janë mbaruar.
Xhamia do të ketë edhe një zyrë për myftiun, një dhomë për abdes dhe një parking për 800 makina.
Xhamia pritet të përfundojë në vitin 2015./mesazhi/

Exit mobile version