Fondacioni Humanitar Turk (IHH) së bashku me ekipet e tij janë duke ndihmuar njerëzit në Aleppo të Sirisë, qytet i cili ka qenë nën bombardime të ashpra për disa muaj.
Anadolu Agency ka dëshmuar përpjekjet për ndihmë nga ekipet e IHH, të cilat gjithashtu përbëhen nga vullnetarë sirian.
Vullnetarët së pari kanë gjetur familjet të cilët janë në nevojë për ndihmë, sidomos në rajonin e quajtur “qyteti i vjetër” në Aleppo. Pastaj, ata shfrytëzojnë vrimat e granatave për të kaluar midis ndërtesave të rrënuara dhe për t’iu shmangur plumbave.
Vrimat janë përdorur si “ura” mes ndërtesave.
Ndërkohë, situata humanitare në Siri po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Ndihmat po mundësohen vetëm nga ana e kufirit Turqi- Siri, ndërsa organizatat humanitare të OKB-së nuk kanë bërë përpjekje për ndihmë brenda vendit, për shkak të rrezikut që po mbretëron atje./mesazhi/
Categories