Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh skeptike për një anëtarësim të shpejtë të Turqisë në Bashkimin Europian.
Megjithatë, Merkel theksoi nevojën e vazhdimit të bisedimeve për të mbajtur të hapur derën për anëtarësimin e Ankarasë.
“Përpara nesh është një rrugë e gjatë bisedimesh. Megjithëse jam skeptike për suksesin e tyre, jam dakort që këto bisedime për anëtarësim të vazhdojnë”, tha Merkel.
Kancelarja gjermane ndodhet në një vizitë zyrtare 2-ditore në Turqi. Në takimet me krerët e lartë të shtetit turk ajo kërkoi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe foli për një “raport të privilegjuar” mes Turqisë dhe Bashkimit Europian.
Turqia prej vitesh kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe në mungesë të dritës jeshile disa herë është shprehur e lodhur me këtë proces. Vetë kryeministri Erdogan, në një deklaratë të muajve të fundit të 2012 tha se vendi i tij ka humbur durimin.