Categories
Lajme

Turqia: Një trup i vetëm për Gazën

Në fushatën e nisur nga Enti i Çështjeve Fetare (DİYANET) u mblodhën 53 milion lira turke (rreth 24,4 milionë dollarë), ndërsa tani do të fillojë një fushatë e re infrastrukturore me sloganin “le të riparojmë ndërgjegjen njerëzore”.
Enti i Çështjeve Fetare dhe TIKA kanë filluar një proces të ri për të ndihmuar Gazën. Do të vihet në jetë një fushatë e re infrastrukturore me sloganin “le të riparojmë ndërgjegjen njerëzore
Është shumë e dhimbshme që ndërkohë që Turqia është bërë një shpirt i vetëm për Gazën, bota është zhytur në thellësitë e heshtjes.
Në një prononcim publik Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare, Mehmet Görmez, kritikoi tërë botën dhe veçanërisht atë islame për heshtjen ndaj Gazës.
Deri më sot në fushatën e Entit të Çështjeve Fetare (DİYANET) janë mbledhur të holla që arrijnë deri në 53 milion lira turke (rreth 24,4 milionë dollarë).
Ndërkohë vazhdon edhe kurimi i 23 të plagosurve palestinezë që janë sjellë nga Gaza.
Një prej të plagosurve të tjerë u shërua, ndërsa një tjetër ka humbur jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore në spital.
Ministria turke e Shëndetësisë filloi procedurat për transportimin e xhenazes në Gazë. /trt/

Exit mobile version