Turqia ka kërkuar nga qeveria ushtarake e Egjiptit për ti hapur rrugën Ministrit të Jashtëm Ahmet Davutoglu që të takohet me presidentin e rrëzuar egjiptian Muhamed Mursi. Kjo ofertë u bë në këmbim të ndërtimit të lidhjeve të Ankarasë me administratën e grushtit të shtetit në Kajro, por oferta u refuzua nga grusht shteti i Egjiptit.
Burime diplomatike thanë për të përditshmen turke “Zaman” se Ankaraja nuk do të pranonte takim me qeverinë ushtarake të Egjiptit, pasi që nga 3 korriku Turqia ka thyer pothuajse të gjitha lidhjet diplomatike me ta.
Kur Ankaraja i dërgoi ofertën administratës egjiptiane të grusht shtetit, ata thanë se përshëndesin vizitën e Davutoglut në Egjipt, por se nuk mund të lejojë që Ministri i jashtëm turk që të mbajë takim me Mursin.
Sipas burimeve, ambasadori turk në Egjipt Huseyin Avni Botsalı u bëri ofertën autoriteteve egjiptiane, duke testuar kështu qëndrimet e grusht shtetit.
Morsi ka qenë i arrestuar dhe në izolim që nga tre korriku, ndërsaVëllazëria Myslimane u ndalua nga veprimtaria e saj nga një gjykatë egjiptiane. Autoritetet e grusht shtetit thonë se Mursi po hetohet për akuza që rrjedhin nga viti 2011 kur ai u arratis nga paraburgimin gjatë protestave kundër Husni Mubarak. Në atë kohë Mursi ishte burgosur me dhjetëra mijëra aktivistë kundër diktaturës, dhe ndaj tij nuk figuronte ndonjë urdhër arresti.
Që nga grusht shteti i korrikut, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, ishte figura e vetme që ishte në gjendje të takohet me Mursin. Catherine Ashton u takua me udhëheqësin e rrëzuar në fund të korrikut. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago