Qeveria turke planifikon krijmin e tri bankave shtetërore islamike si degë të bankave konvenciale shtetërore, deri në fund të vitit 2015, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, “Anadolu” (AA), duke cituar zv/kryeministrin përgjegjës për Ekonominë, Ali Babaxhan.

Ai theksoi se tri bankat shtetërore, Banka Agrare (Ziraat Bankasi), Banka Popullore (Halkbank) dhe Banka e Fondacionit (Vakifbank) të kenë dhe degë islamike.
“Ne kemi marrë vendimin tonë politikisht dhe urojmë që sektori publik të jetë pjesë në sektorin bankar islamik”, shtoi Babaxhan.
Zv/kryeministri turk theksoi gjithashtu se “Ziraat Bankasi” ka filluar negociatat për pjesmarrjen me stilin privat islamik dhe se qeveria e tij uron suksese në negociata. “Besoj se në fund të vitit 2015 do të ngrihen tri banka shtetërore islamike”, sqaroi Ali Babaxhan.
“Ziraat Bankasi” është një nga tri bankat shtetërore, që planifikon të hapë një degë pjesëmarrëse, që të ofrojë shërbime financiare pa interes.
Në katër muajt e fundit, “Bank Asya” ka qënë në bisedime ekskluzive me Bankën Islamike të Katarit gjatë trasferimeve të disa aksioneve të huadhënësve turq për një bankë me qendër në Doha.