Ministria e jashtme e Turqisë, ka kritikuar ashpër deklaratat e lëshuara nga homologia e saj greke, lidhur me xhaminë e Aja Sofias, për të cilën po diskutohet që të hapet sërish si xhami ku të kryhen ritualet e përditshme. Ministria e jashtme turke, iu drejtua asaj greke me fjalët:”Turqia nuk ka fare nevojë të mësojë nga Greqia lidhur me liritë fetare dhe vendet e kultit. Turqia e kupton shumë mirë rëndësinë dhe shenjtërinë e vendeve të kultit dhe po bën përpjekjet më maksimale për ti mbrojtur dhe për tu kujdesur për to. E kundërta ndodh sot në Greqi, ku gjenden shumë objekte kulti dhe vende arkeologjike që i përkasin periudhës osmane.
Por, të gjithë e dinë se sa keq trajtohen nga autoritetet zyrtare greke. Në kryeqytetin grek, Athinë, akoma nuk lejohet ndërtimi i një objekti kulti, xhami, për bbesimtarët që të mund të kryejnë lirisht ritualet e tyre. Kjo, edhe pse në këtë kryeqytet jetojnë me qindra mijëra myslimanë. Mu për këtë, Turqia nuk ka çfarë të mësojë nga Greqia lidhur me shenjtërinë dhe respektimin e objekteve të kultit.” /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Shqipëria, e vetmja në Europë pa një stadium me standarde
next article
Rritet kërkesa për ushqim hallall në Korenë e Jugut
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago