Mediat turke si “Todays Zaman”, shkruajnë se qeveria turke është e vendosur për të mos pranuar kërkesën e Shqipërisë.
“Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutollu ka refuzuar një kërkesë nga Shqipëria për t’u kthyer eshtrat e një osmani të shquar shqiptar të njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në nacionalizmin turk”, citojnë mediat. Davutoglu u tha gazetarëve në Ankara të martën se Sami Frashëri është një thesar për turqit dhe se ai do të mbetet gjithmonë në Stamboll.
“Vëzhguesit spekulojnë se kryeministri shqiptar me gjasa synon të fitojë votat nacionaliste në zgjedhjet e ardhshme nacionale në vend me këtë përpjekje. Davutoglu shtoi se nuk do të ketë dallim në mes kërkesës për eshtrat e Mehmet Akif Ersoj, autor i himnit kombëtar të Turqisë dhe Sami Frashërit, duke theksuar rëndësinë e Samiut me identitetin kombëtar turk.”Şemseddin Sami është varrosur në Stamboll. Dashtë Perëndia, ai do të mbetet atje. Ai është thesari ynë”, tha Davutoglu.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Turqisë nuk përmendi nëse Ankaraja po planifikon të kthejë kokën e ish-Guvernatorit në Perandorinë Osmane, Ali Pashës. Kërkeluis sa zyrtare e qeverisë shqiptare iu paraqit ministrit turk të Mbrojtjes gjatë vizitës së këtij të fundit pak ditë më parë në vendin tonë. Bisedën e ka konfirmuar për mediat turke Rifat Sait, deputet i Partisë së Kryeministrit Erdogan, Drejtësi dhe Zhvillim, i cili ishte një prej anëtarëve të delegacionit turk gjatë vizitës në Tiranë. “Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka kërkuar që Turqia të kthejë në vendin e tij eshtrat e dy shqiptarëve të shquar otomanë, autorin Sami Frashëri dhe guvernatorin e ekzekutuar Ali Pashë Tepelena”, shkruante në faqet e saj online gazeta “Cihan”.
Në deklaratën e tij, deputeti turk, i cili drejton edhe shoqatën “Miqësia Shqipëri- Turqi”, tha se “Berisha kërkoi transferimin e eshtrave të Sami Semsetin, të njohur edhe si Sami Frashëri dhe kokën e Ali Pashës, i njohur si Ali Pashë Tepelena”.
Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, kryeministri do të shprehej se qeveria shqiptare do të bënte gjithçka për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Atdhe. “Do të rikthejmë eshtrat e Sami Frashërit në Shqipëri, ai është gjeni i doktrinës së Shqipërisë perëndimore. Libri i tij është dokumenti themelor i të sotmes dhe të ardhmes shqiptare. Problemi është pak i komplikuar se ka familjarë të vet, të suksesshëm në fushat ku punojnë”, do të deklaronte Berisha.
Luis Tanushi
Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu: “Ai është thesari ynë” Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka refuzuar kërkesën e qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të rilindasit shqiptar Sami Frashëri./shekulli/
EDITOR
12 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago