Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se dyshon që presidenti sirian, Bashar al-Assad, do të përmbushë zotimin e tij që t’i lë armët kimike nën kontroll ndërkombëtar, duke e akuzuar atë se dëshiron të blejë kohë për “masakra” të reja.
Turqia, që është kritikuesi më i zëshëm i Assadit, ka advokuar intervenimin ushtarak në Siri dhe ka ngritur zërin edhe kundër pavendosmërisë së perëndimit, në veçanti planet amerikane që çfarëdo sulmi ajror do të ishte i kufizuar në parimin kohor.
“Regjimi i Assadit nuk u doli zot premtimeve të veta, ai vetëm sa ka fituar kohë për masakra të reja, të cilat besa edhe po i bën”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll.
“Ne dyshojmë se premtimet e dhëna për armët kimike, do të mbahen”.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, propozoi të hënën që sulmet ajrore amerikane mund të bllokohen, nëse Assad dorëzon armët kimike.
Rusia pranoi propozimin, që dërgojë të enjten Kerryn në Gjenevë për t’u takuar me homologun rus, Sergei Lavrov, për të shtjelluar detajet e dorëzim-pranimit të armëve kimike.
Por, qeveria turke, e cila ndan një kufi 900 kilometërsh me Sirinë, dhe po strehon mbi 500 mijë refugjatë që ikën nga Siria, është skeptike.
“Fatkeqësisht, komentet e sekretarit Kerry për dorëzimin e armëve kimike kanë larguar nga tavolina mundësinë e intervenimit [ushtarak]”, tha sot zëvendëskryeministri Bulent Arinc në një intervistë për televizionin turk NTV.
“Ne po u biem daulleve të luftës. Por, diçka është dashur të bëhet kundër administratës tirane që është përgjegjëse për vrasjen e mbi 100,000 civilëve, dhe që përdori raketa balistike, dhe armë kimike”, tha ai.
“Ajo që tha Kerry, i ka shërbyer Rusisë dhe Assadit. Shtetet e Bashkuara nuk mund të zmbrapseshin nga propozimi, që për mua, ishte një gafë e madhe”, tha Arinc./rfe/
EDITOR
11 years ago
previous article
Hidhet themeli i Xhamisë Westermoskee në Holandë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago