Categories
Lajme

Turqia, vendi më mbështetës për palestinezët

Alpha International për Kërkime, Sondazhe dhe Informatikë tha se kishte anketuar 538 palestinezë, të gjithë mbi moshën 18 vjeç dhe që jetojnë brenda territoreve palestineze.
Gati një e katërta e palestinezëve të anketuar e konsiderojnë Turqinë si vendin, jo-arab, më mbështetës politikisht dhe financiarisht për kauzën e tyre, sipas një sondazhi të kohëve të fundit.
Alpha International për Kërkime, Sondazhe dhe Informartikë, më bazë në Ramallah, tha se kishte anketuar 538 palestinezë, të gjithë mbi moshën 18 vjeç dhe që jetojnë brenda territoreve palestineze.
Rreth 23 për qind e tyre e përshkroi Turqinë si vendi i parë jo-arab, që mbështetë financiarisht palestinezët.
Bashkimi  Evropian është në vendin e dytë me 12 për qind e ndjekur nga SHBA-të me 6 për qind.
Rreth 13 për qind e palestinezëve të anketuar thanë se nuk kishte asnjë vend jo-arab që mbështetë palestinezët me ndihmë financiare./mesazhi/

Exit mobile version