Categories
Lajme

Turqit ikin nga Gjermani për në Turqi

Fëmijët dhe nipërit e ‘gasterbajterëve” turq kohëve të fundit masovikisht po braktisin Gjermaninë dhe po kthehen në Turqi.
Kjo nënvizohet në një analiz të portalit evropian Seebiz, ku theksohet se emigrantët turq në Gjermani dhe vendet tjera evropiane po shohin kushte më të mira për punë në vendlindjen e tyre. Ndërsa, Qeveria turke ka mirëpritur këtë, pasi që ajo është e interesuar për sa më shumë kuadër dhe fuqi punëtore të arsimuar dhe profesionalizuar.
Sipas Entit Gjerman të Statistikave, në vitin 2001 nga Turqia në Gjermani kanë ardhur më pak se 31 mijë turq, derisa në të njejtën periudhë mbi 33 mijë turq nga Gjermania janë kthyer në Turqi. Ky trend tani po shënon rritje më të madhe.
Një nga arsyet është përparimi ekonomik në Turqi dhe shanse më të mëdha për punësime. Ministri turk i industrisë, Nihat Ergun i ka bërë thirrje ekspertëve dhe kuadrove turke që jetojnë në Gjermani të kthehen në vendlindje. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan po planifikon që vendi i tij të bëhet një nga fuqitë e mëdha ekonomike botërore dhe kjo të ndodhë deri në vitin 2023.  (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version