Disa mijëra njerëz mbrëmë kanë demonstruar në katër qytetet e Gjermanisë në shenjë proteste në takimet e rregullta javore në Dresden për protestat kundër “islamizimit të Perëndimit” që po tërheqin gjithnjë e më shumë mbështetës.
Organizatorët e protestave në Berlin, Shtutgart, Ken dhe Drezden kanë deklaruar se demonstrojnë kundër racizmit dhe ksenofobisë dhe ata duan të dërgojnë një mesazh tolerance, kundër tubimeve të organizuara nga lëvizjes PEGIDA (Evropianët patriotik kundër islamizimit të Perëndimit), transmeton TetovaSot.
PEGIDA në Dresden dhe qytete të tjera gjermane, ka organizuar demonstrata kundër ndikimit islamik në vend.
Në tre muajt e fundit numri i përkrahësve të protestave PEGIDA në Drezden të Gjermanisë lindore është rritur nga disa qindra në gati 20.000 protestues.
Lëvizja ka ndaluar që në tubimet e tyre të paraqiten simbolet si dhe parullat neo-naziste, por ka fituar përkrahjen e grupeve neo-naziste.
Kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalimin e saj të Vitit të Ri e dënoi lëvizjen e re të krahut të djathtë, duke thënë se udhëheqësit e saj “ushqejnë urrejtjen në zemrat e tyre”, dhe bëri thirrje qytetarëve të Gjermanisë për të mos shkojnë në mitingjet e tyre./TetovaSot/
Categories