Në faqen zyrtare në FB të Tv Sitel në Maqedoni, dje u lansua një foto ku kërkohet përkrahje e gjithë maqedonasve për hartën e “Maqedonisë së Madhe” në të cilën përveç pjesëve të Egjeut që i takon Greqisë dhe Pirinit që është pjesë e shteti bullgar, kësaj radhe kjo hartë e “fryrë” ka përfshirë edhe territore të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë.
Presim reagimin e shteteve Shqiptare, në veçanti Kosovës dhe Shqipërisë për lansimin e “projekteve” të tilla nga media proqeveritare maqedonase.
Sa për informim vlen të përkujtohet se në Maqedoni janë ngritur raste gjyqësore për disa të rinjë shqiptarë vetëm pse kishin vizatuar harta të Shqipërisë Etnike.
Mbetet të presim reagimet institucioneve zyrtare të shteteve në fjalë, kurse redaksia e albtime, për këtë do të njoftojë ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup.
Veç kësaj, ky publikim i tillë pritet të ndikojë negativisht në problemin me emrin me Greqinë, që vazhdimisht akuzon Maqedoninë për pretendime territoriale, kurse Tv Sitel pa marrë parasysh përkrahjen e parezervë të politikës së Gruevskit, llogaritet edhe si dorë serbe në vend, që pas mbylljes së Tv A1 llogaritet televizioni më i shikuar në vend./albtime
Categories