Categories
Lajme FRI

“Twitter”-i vjen me risi marramendëse

Rrjeti social që bën më shumë se 500 milionë shkëmbime në ditë, “Twitter” tani do të masë vlerën e të gjitha tweet-eve tuaja dhe më pas do ta ndajë me motorët kërkues.
Sistemi pritet të hyjë në punë duke filluar që nga 20 shkurti dhe tani e mbrapa asnjë nga tweet-et tuaja nuk do të zhduket.
Tweet-et do të mblidhen me ndihmën e sistemit “API” i cili do të fitojë vlerën sipas disa kritereve të padeklaruara deri tani.
Në këtë vlerësim do të shihet leximi i tweeterit tuaj, rileximi dhe më pas do të jepet nota e lartë, mesatare, e dobët ose asnjëra (high, medium, low, none) sipas vlerës së përfshirjes tek të preferuarat.
Me ndihmën e këtij sistemi synohet përmirësimi i përmbajtjes së tweet-eve.
Sot rezultati i parë që na shfaqet pasi shkruajmë një fjalë çfarëdo në motorin kërkues të “Twitter”-it është etiketa “tweet popullor”. Edhe tweetet mesatare dhe të larta do të zënë vend në krye të kërkimit. Ndërsa tweetet tjera do të radhiten sipas vlerave të tyre. Tweet-et të cilat nuk janë ndarë shumë do të radhitën në fund të kërkimit.
Mund të bëheni më popullorë
Tweetet tuaja më popullore të përftuara si rezultat i vlerësimit të zhvilluar me një algoritmë do t’ju ndihmojnë të shfaqeni në listën e personit që do të ndiqni në Twitter.
Ky system përmban një lajm pozitiv për personat që shaqetësohen nga vjedhja e tweet-eve sepse sistemi do të ndajë tweet-in original nga të vjedhurit dhe do të jape pikët në bazë të kësaj ndarjeje.
Me ndihmën e një deklarate të dhënë në faqen e tij personale njëri nga themeluesit e “Twitter”-it, Arne Roomann-Kurrik, bëri të ditur edhe hollësitë teknike të sistemit.
A është një shërbim i ri?
Parë nga ky aspekt shumë rrjete dhe programe mobile japin shërbime të ngjashme. Mesa duket kompania ka nxjerrë mësim nga ambargoja e vendosur pas blerjes së “Istagram”-it nga “Facebook”.
Siç e dini me ndihmën e “Instagram”-it ishte vendosur një lloj pengese në paraqitjen e ndarjeve të bëra në “Twitter”.
Disa specialistë të medias sociale e shohin këtë vendim si një lloj mase parandaluese për çështjet e patentës që mund të shfaqen në të ardhmen.
A është zgjidhje për mashtruesit?
Programet e kohëve të fundit, të cilët pohojnë se masin popullaritetin e tweeteve mund të hedhin tweet-e reklamë pa dijeninë e përdoruesit dhe të ndiqnin persona të rinj.
Me ndihmën e sistemit të ri synohet të paktën minimizimi i numrit të keqpërdoruesve dhe që t’u jepet fund këtyre mashtrimeve. /Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version