Sot, më datë 28 dhjetor 2013, ditë e shtunë, u bë promovimi i librit “Heshtje në hijen e kohës” të autores debutuese Saranda Halilit. Promovimi u bë në Librarinë e Çarshisë, në Çarshi të Vjetës, Shkup.
Mes familjarësh, miqsh e dashamirësh, ngjarja nisi ca minuta pas orës dy, ku moderatorja Stina Idrizi bëri hapjen me përshëndetje për të pranishmit dhe tha ca fjalë për autoren në fjalë. Më pas fjala iu dha Kalosh Çelikut, poet dhe shkrimtar me famë, nga Maqedonia, i cili nga pozita e mysafirit të nderit të kësaj ngjarjeje, foli disa fjalë në përgjithësi mbi shkrimtarët, poezinë, gjëllimët letrare aktuale etj.
Në vazhdin u recitua një poezi nga recituesja Emine Ismaili, kurse pas kësaj fjala iu dha Arsim Jonuzit – recensentit të librit “Heshtje në hijen e kohës”, i cili lexoi një kumtesë me këtë rast.
Së fundmi, publiku pati rastin të dëgjojë edhe drejtim ndaj të pranishmëve edhe nga vetë autorja dhe shkaktarja e gjithë kësaj – vetë Saranda Halili, e cila falënderoi të gjithë pranishmit për praninë e tyre, tha ca fjalë në lidhje me atë se si ajo e sheh botën dhe thjesht tregoi konceptet e saj mbi të.
Pjesa e paramenduar u përmbyll me paraqitjen e Sarandës, kurse pastaj patën rastin vetë publiku të kyçeshin me komentime dhe diskutime të ndryshme. Si fund, për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktel modest.
Arsim Jonuzi, 28.12.2013