Xhamia e parë në rajonin Baskisë Veriore në Francë u përurua të dielen, më 4 maj 2014.
Hapja e xhamisë ka filluar në qytetin e Bajonne me një ceremoni të ndjekur nga zyrtarë lokalë dhe përfaqësues të institucioneve islame të Francës, kështu raportohet në faqen e internetit desdomesetdesminarets.
Ndërtimi i xhamisë kishte filluar në vitin 2008 nga Shoqëria Kulturore e rajonit Bask të Myslimanëve.
E ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 2000- metra katrorë, xhamia ka dy salla – një për namaz për burra dhe një për gratë – dhe mund të strehojë 300 besimtarë.
Xhamia, gjithashtu, përfshin një sallë për konferenca, një bibliotekë, një minare të gjatë dhe klasa për mbajtjen e kurseve për gjuhën arabe, për mësimin e leximit të Kur’anit,  për mësimin përmendësh të Kur’anit.
Ndërtimi i xhamisë ka kushtuar rreth 700,000 euro.
Grupet anti – islame e kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë dhe kanë mbajtur protesta të shumta për të penguar ndërtimin e saj, por nuk arritën. Besimtarët myslimanë arritën të sigurojnë dokumentet e kërkuara nga komuna dhe siguruan lejen për ndërtim.
Franca është shtëpia e rreth 6 milion muslimanëve dhe ka pakicën më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore.
 
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë