Categories
Lajme FRI

U konstituua Kryesia e re e El Hilalit

Pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor, kur ishte zgjedhur edhe përbërja e re e Kryesisë së El Hilalit, e cila mbajti dje mbledhjen e saj të parë. Në rend të ditës ishte konstituimi i këtij organi ekzekutiv, përkatësisht zgjedhja e bartësve të funksioneve në organizatë.
Me propozim të kryetarit Behixhudin Shehapi, për nënkryetarë janë zgjedhur Talat Sadiku, profesor i matematikës nga Çairi i Shkupit, përndryshe sekretar i deritashëm i organizatës, si dhe Prim. Dr. Mahir Iseini nga Gostivari, anëtar shumëvjeçar dhe aktivist i dëshmuar i El Hilalit. Për sekretar është  zgjedhur Ali Sadiku, teolog nga Hasanbegu i Shkupit, i cili para se të bëhej anëtar i Kryesisë, me sukses e udhëhiqte degën e Gazi Babës. Kandidaturat e tyre ishin pranuar dhe votuar njëzëri nga ana e anëtarëve të Kryesisë së El Hilalit.
Në mbledhjen e djeshme janë shqyrtuar edhe aktivitetet vijuese të organizatës për Ramazan, që po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aktiviteti parësor është organizimi i iftareve dhe shpërndarja e paketave humanitare për shfrytëzuesit më të rrezikuar të ndihmës humanitare të El Hilalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version