Categories
Lajme

U kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar UÇK-së, sot jeton në kushte të vështira (Video)

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Mehmeti nga Vushtrria jeton në kushte të rënda. Dëshira e vetme e tij është gjetja e një pune për të mbajtur familjen e tij shtatë anëtarëshe.

 
Fadil Mehmeti nga një fshat i Vushtrrisë ishte kthyer nga Gjermania në vitin 1999 në Kosov, për tu kyçur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E sot, ai jeton në kushte të rënda ekonomike dhe në një shtëpi që nuk është e tij.
“Jam kthy prej Gjermanie, ushtar në 99-ën, diku kah fillimi i bombardimeve të NATO-s”, tregon Mehmeti për Klan Kosova.
Dëshira e tij e vetme është gjetja e një pune, për t’u kujdesur për gruan dhe gjashtë fëmijët e tij. Në komunë është lajmëruar shumë herë por nuk i kanë dhënë përgjigje pozitive.
Puna që ai bënë është shitja e druve, nga e cila tha se nuk nxjerr përfitime.
 

Veterani i UÇK-së by GazetaExpressTV

Exit mobile version