FRI – Dega Kumanovë dhe Komuna e Kumanovës organizuan iftarin tradicional në qendër të qytetit të Kumanovës, ku morën pjesë qytetarë të shumtë që u mblodhën për ta ndarë së bashku atmosferën e muajit të bekuar të Ramazanit.
Iftari nisi me thirrjen e ezanit, ndërsa më pas të pranishmit u përshëndetën me disa fjalë rasti. Kryetari i FRI – Dega Kumanovë, Memedali Limani, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e solidaritetit, bashkimit dhe vlerave që përcjell muaji i Ramazanit. Ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe për kontributin në krijimin e një atmosfere vëllazërore.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, e përshëndeti organizimin e këtij iftari tradicional dhe vlerësoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla për forcimin e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë mes qytetarëve.
Iftari u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke mbledhur së bashku qytetarë të besimeve dhe komuniteteve të ndryshme, në frymën e respektit dhe solidaritetit që simbolizon muaji i Ramazanit.

















