Me datë 15.12.2012 në lokalet e FRI-së në Shkup, u zhvilluan punimet e kuvendit të parë për mandatin 2011-2015 të FRI-së dega Shkup.
Tanimë ashtu siç është traditë në çdo hapje të kuvendit te lexohen disa versete nga Kur’ani Fisnik, një praktikë e tillë nuk mungoi as në këtë ditë.
Këtë kuvend e begatoi edhe prezenca e ish kryetarëve të mëparshëm të degës së Shkupit, si z.Kenan Idrizi, z.Zulfqifli Sinani dhe z. Qenan Ismaili. Po ashtu i pranishëm në këtë kuvend qe edhe kryetari i QMBI-së z.Muhamed Murtezi ku me disa fjalë përshëndetëse i’u drejtua të pranishmëve.
Kryetari i degës së Shkupit z. Hasan Bafjari në mënyrë kronologjike para kuvendarëve paraqiti të gjitha aktivitete të cilët janë realizur nga FRI-Shkup gjatë periudhës së vitit 2012, kurse i njëjti raport u hodh në votim prej nga edhe në mënyre unanime u votua pozitivisht nga kuvendarët.
Në këtë kuvend kryetari i degës së Shkupit paraqiti edhe disa aktivitete të cilët synohen të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.
Po ashtu vlen të potencohet se gjatë zhvillimit të punimeve në kuvend u bënë edhe disa ndryshime në kryesine e degës së Shkupit, ndryshime këto që ishin paraparë që nga mbeldhja e fundit e kësaj kryesie.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam