Më datë 28 dhjetor 2013, ditë e shtunë, u mbajt seancë raportuese e kuvendit të Sektorit të Femrës.
Kjo seancë kishte për qëllim raportimin e aktiviteteve të Sektorit për periudhën dyvjeçare, 2011-2013.
Seanca filloi me këndim të ajeteve Kuranore.  Pas kësaj pasoi fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës, znj. Esma Sherifi.
Mysafir të Kuvendit, ku kishin fjalë përshëndetëse, ishin: z. Fevzi Musliu – kryetar i Forumit Rinor Islam, znj. Ajgyl Sulejman – kryetare e Asociacionit për Afirmimin e Gruas (AAG) si dhe znj. Sumeje Murtezi – përgjegjësja e parë e Sektorit të Femrës pranë FRI-së.
Punimet e këtij kuvendi ishin përzgjedhja e kuvendareve të reja, zgjedhja e kryetares së kuvendit si dhe raportimi i aktiviteteve që u bë nga ana e përgjegjëses së Sektorit. Në rrjedhojë të paraqitjes së raportit kishte edhe diskutime nga të pranishmet.
Në fund, për të gjithë të pranishmet, Sektori i Femrës shtroi një koktel modest.

IMG_3128
Seanca raportuese e kuvendit të Sektorit të Femrës pranë FRI-së

IMG_3131
Seanca raportuese e kuvendit të Sektorit të Femrës pranë FRI-së