Me datë 30.05.2014 (e shtunë) në lokalet e FRI-së në Shkup u zhvillua turneu tradicional i shahut. Njëherit këtë turne FRI-Shkup e organizoi në bashkpunim me njërin ndër shahistët më të mirë të Republikës së Maqedonisë z. Dejan Stojanovski.
Po ashtu vlen të cekët se ky eviniment sportiv ishte i hapur për të gjithë dashamirësit e shahut e që kishin shprehur dëshirë të ndjeknin pjesmarrësit e turneut.
Pjesmarrës në këtë turne ishin gjithsej 20 persona të grupmoshave të ndryshme, vendi i tretë në këtë turne i takoi Kristijan Cankovec, vendi i dytë Ubejd Jasharit nga Shkupi, kurse vendi i parëi takoi Artan Xhemailit po ashtu nga Shkupi.
Ndër tjerash mjeshtri i shahut Dejan Stojanovksi thekoi vlerën e shahut tek të rinjët, si dhe falemenderoi FRI për realizmin e këtij turneu, me shpresë që në të ardhmen bashkupunimi me FRI-në, të vazhdon edhe më tej.

U mbajt turneu tradicional në shah
previous article
10 vite, FRI dekoron semimaturantët më të mire në Tetovë
next article
Testimi ekstern me gabime ekstreme
you might also like
17 hours ago
7 days ago




