Categories
Lajme FRI

U përmbyll cikli i ligjëratave mujore në Karshiakë

Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë përmbylli ciklin e ligjëratave mujore në zyret e nëndegës.
Ky cikël me moto “Kopshtet e Mirësisë” në vete ngërtheu pesë ligjërata nga sfera e besimit dhe moralit të realizuara gjatë vitit akademik 2016/2017. Ligjëruese ishin teologeja Esma Sherifi Kurti dhe Aishe Bunjaku Ademi.

Tema e ligjëratës së fundit ishte “Vazhdimësia e punëve të mira”, të cilën para të pranishmeve e elaboroi teologeja Esma Sherifi Kurti, e cila tregoi vlerën e punëve të cilat bëhen vazhdimisht dhe me bindje dhe siguri për shpërblimin e tyre.

Dhe pjesa e fundit u takoi pjesëmarresve për të parashtruar pyetje.

Exit mobile version