Nuk kanë fund premtimet parazgjedhore.
Në një komunë rurale të Maqedonisë, ku numri i beqarëve është më i lartë sesa i femrave, nga partia politike u kanë premtuar se do t’i martojnë nëse votojnë për ata në zgjedhjet lokale, njofton nga OJQ Civili – Qendra për Liri” që bën m onitorimin e kampanjës.
Xhabir Deralla nga “CivilI” thotë se Maqedonia është shndërruar në kantierë ndërtimi me atë se projektet kapitale të cilët janë nën ingerenca të pushteti qëndrorë po promovohen dhe ndërtohen me pjesëmarrjen e përfaqësuesve lokalë të cilët e shfrytëzojnë rastin që të reklamohen dhe ta preztantojnë programën e tyre.
“Këto zgjedhje lokale nuk janë aspak lokale. Nëse kampanjat e kaluara ishin intraetnike kjo e fundit është interetnike, që paraqet kërcënim për marrëdhëniet ndëretnike. Këto tensione rregullisht shfrytëzohen nga politikanë për fitimin e zgjedhjeve që mund të paraqesë pasoja afatgjate”, deklaroi Deralla, që thotë se atmosfera në Maqedoni është kritike dhe e nxehur si kurrë më parë.
Gjatë monitorimin e kampanjës përfaqësues të Civilit kanë vërejtur mungesë të administratës nga puna dhe aktivizimin e tyre në shtabet zgjedhore dhe agjitim të tyre për partitë e caktuara, që në mënyrë direkte e pengon procesin demokratik në këto zgjedhje.
Presion kryhet edhe ndaj studentëve, bursat u paguhen në këtë periudhë por shpesh prej tyre kërkohet që të jenë aktiv dhe të agjitojnë për partitë, thotë nga kjo organizatë.
Shpesh vërehet edhe ofrime të të hollave në vlerë prej 1000 deri më 3000 denarë për vota dhe prezencë në mitingje, por edhe shpërndarje të miellit dhe vajit për amvisëritë.
Këto janë vetëm disa anomali që janë vërejtur gjatë procesit paragjezhorë që i shënon kjo organizatë joqeveritare. /albtime
Categories