Categories
Lajme FRI

U premtua dhe u fol me të madhe, nga sonte politikanët heshtin

Sonte në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet vendore, që do të mbahen të dielën më 24 mars. Nesër dhe në ditën e zgjedhjeve është heshtje zgjedhore.
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhjet, në 20 ditët e fundit para elektoratit i kanë prezantuar programet e tyre dhe kandidatët dhe e kërkuan votëbesimin e qyetarëve.
Votimi të dielën më 24 mars fillon në ora shtatë dhe do të zgjasë deri në orën 19. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Janë parashtruar 350 lista për kryetarë të komunave dhe 480 lista për këshilltarë. Në listat e këshilltarëve janë kandiduar 8.528 persona.
Në 2.976 vendvotime, votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë.
Për kryetar dhe për Këshilltar të kryeqytetit Shkup, të drejtën e tyre për votë mund ta shfrytëzojnë 443.770 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore në 536 vendvotime.
Komunë me vetëm tre vendvotime është Vevçani, ku duhet të votojnë 2.055 qytetarë, ndërsa Kumanova ka më shumë votues të regjistruar në listën zgjedhore 88.708, të cilët duhet të votojnë në 128 vende. Numër më të madh të vendvotimeve ka në komunën Manastir – 152, ndërsa atje duhet të votojnë 81.000 qytetarë.
Një ditë para zgjedhjeve, nesër, të drejtën e tyre të votës në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese do ta realizojnë 1.446 votues, ndërsa jashtë vendit të jetesës 136 zgjedhës me status të personave të shpërngulur brenda vendit, personat që ndodhen në vuajtjen e masës së burgimit shtëpiak dhe personat e sëmurë, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore.
Komisioni shtetëror zgjedhor dje i dorëzoi fletëvotimet në komisionet komunale zgjedhore, të cilat janë të detyruara një ditë para zgjedhjeve ta dorëzojnë materialin zgjedhor në këshillet zgjedhore, respektivisht brenda mesnatës më 23 mars.
Zgjedhjet lokale, sipas KSHZ-së, do t’i vëzhgojnë 410 vëzhguesit e huaj dhe 8.379 vendorë. /Mia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version