Me datë 25.01.2013 (e shtunë) në fshatin Studeniçan, FRI në Shkup, inauguroi nëndegën e karshiakës. Gjatë këtij promovimi FRI-Shkup realizoi edhe tribunë, me rastin e fushatës “Të njohim Muhamedin a.s”, ku ligjerues ishte z.Qenan Ismaili.
Të pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kryetari i komunës së Studeniçanit, z.Azem Sadiku, si dhe një numër i konsiderushëm i banorëve të Studeniçanit përfshirë nxënësit, studentët, teologë, si dhe njerëz të bisnesit.
Kryetari i komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiku ndër tjerash potencoi se: “Ne si komunë ndihemi të privilegjuar për atë që kemi bashkupunim me FRI si organizatë rinore, një organizatë e cila bën promovimin e vlerave humane dhe njerëzore në shoqërinë tonë. Besojmë se në të ardhmen edhe më shumë do të vazhdojë bashkupunimi ynë si komunë me FRI”.
Ligjeruesi z.Qenan Ismaili në këtë tribunë foli mbi jetën e Muhamedit a.s ndër tjerash ai tha: “Muhamedi a.s ishte një personalitet me peshë dhe i drejtë tek arabët edhe para shpalljes së Kur’anti, madje ai për këtë u quajt el-Emin. Ai pos tjerash ishte edhe një tregtar i sukseshëm prandaj gjitha çështjet mushrikët e Mekkës i’a besonin atij.”
I pranishëm në këtë tribunë ishte edhe kryetari i FRI-Shkup z. Hasan Baftjari i cili përmendi faktin se pse pikërisht në Studeniçan u hap kjo nëndegë. “Gjatë sundimit monitist ky fshat ishte vatër e arsimit islam, nga ky vend dolën dhe do të dalin një numër i konisderueshëm i hafizlerëve. Krahas kësaj ky vend sot ka një numër të madh nxënësish e studentësh të cilët janë të profesionalizuar në lëmi të ndryshme”.
Kryetari i nëndegës së karshiakës Burhanedin Nuhiu potencoi se: “Ne si të rinj të kësaj ane edhe më herët kemi bërë aktivitete në këtë anë, mirëpo tani zyrtarisht hapëm ketë nëndegë që aktivitete tona në sferën e afirmimit të dijes të riten edhe më shumë. Kemi bindjen që ne si FRI edhe më tej do të kontribojmë në ngirtjen e vetëdijes intelektuale, kultuore dhe islame tek rinia e karshiakës”
FRI-Shkup edhe pse gjatë viteve të kaluara ka zhvilluar aktivitete në këtë anë të Shkupit, mirëpo një gjë e tillë edhe u zyrtarizua duke marrë parasysh faktin se tanimë nëndega -karshiakë posedon kryesin e nëndegës.

Promovimi i FRI-Karshiakë01
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

Promovimi i FRI-Karshiakë02
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

Promovimi i FRI-Karshiakë03
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

Promovimi i FRI-Karshiakë05
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

Promovimi i FRI-Karshiakë06
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

Promovimi i FRI-Karshiakë07
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

Promovimi i FRI-Karshiakë08
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

Promovimi i FRI-Karshiakë10
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

Promovimi i FRI-Karshiakë11
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam