Sot, në Shkup, në hapësirat e hotelit “New Star”, Forumi Rinor Islam realizoi Kuvendin e XVIII raportues dhe zgjedhor.

Kuvendi u hap me recitimin e disa ajeteve nga Kur’ani Famëlartë nga Hfz. Ibrahim Sherifi, duke shënuar fillimin solemn të këtij eventi të rëndësishëm.
Me fjalën përshëndetëse të kryetarit të kuvendit, Liridon Ismaili, nisën punimet e këtij kuvendi.

Kryetari aktual, Xhabir Emini, prezantoi raportin mbi aktivitetet e FRI-së për vitin 2024, duke theksuar angazhimet dhe projektet e realizuara. Po ashtu, ai paraqiti raportin financiar për vitin 2024, i cili u diskutua nga të pranishmit përpara miratimit nga delegatët e kuvendit.
Gjithashtu, shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e aktiviteteve të FRI-së, veçanërisht për anëtarët e kryesisë qendrore.

Në seancën e dytë të kuvendit u mbajt procesi i zgjedhjeve për kryetar të ri të kuvendit dhe për kuvendarë të rinj.
Pas propozimeve dhe votimeve, si kryetar i Kuvendit të FRI-së u zgjodh Mevlan Abazi, ndërsa nënkryetarë kuvendi u zgjodhën Veton Ibrahimi dhe Zuljeta Fetai.

1 shkurt, 2025