Forumit Rinor Islam – Sektori i Femrës në karavanin e aktiviteteve të saja, me rastin e natës madhështore të Kadrit organizoi program artistik nën moton “Kadri, nektar i shpirtit“.
Programi në fjalë është organizuar nga nxënëse dhe studente të cilat njëherit janë edhe aktiviste të Sektori Femrës pranë FRI – së.
Programi përmbante: Kur’an, fjalë përshëndetëse nga kryetarja e Sektorit Femrës pranë FRI-së znj. Esma Sherifi e cila para të pranishmeve, paraqiti aktivitet që janë realizuar nga Sektori i Femrës pranë FRI-së gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Znj Sherifi po ashtu theksoi se ndër aktivitetet që theks të veqant i jep Sektori i Femrës është ky aktivitet, ngase ky muaj ka marë këtë vlerë madhështore përshkak të zbritjes së librit hyjnor Kur’anit famëlartë ajo mes tjerash tha se kishte kohë të gjatë që nuk kishte ardhur mesazhi hyjnor që nga koha e Isait a.s kishin kaluar pesë shekuj që nuk kishte zbritur Xhibrili në tokë.Pikërisht ishte nata e kadrit kur u bashkua mesazhi hyjnor thën ndrsyhe u bashkua toka me qiellin.
Pas fjalës përshëndetëse programi u pasurua edhe me disa Ilahi nga Korri Rejjan, Dokumentar mbi vlerën dhe zbulimet shkencore të Kur’anit famëlartë, Monolog mbi vlerën e diturisë të cilën e interpretoi artistja e njohur Arlinda Baftiu, si dhe Dramë në të cilën personazhët paraqitën përjetimet e muajit të bekuar të Ramazanit në të kaluarën dhe vlerën dhe madhështinë që ka ky muaj në këtë kohë.Pika e fundit e këtij program ishte dialogu me dinarin, ku u tregua për vlerë dhe mënyrën e duhur të përdorimit që ka dinari.
Duhet theksuar se më 04..08.2013 dotë vazhdon karavani I këtij aktiviteti edhe në qytetin e Kumanovës.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
Categories