Categories
Lajme FRI

U REALIZUA TAKIMI I PËRFUNDIMIT TË VITIT AKADEMIK ME BURSISTËT E FRI

Gjatë vitit të kaluar akademik FRI në bashkpunim me një numër të madh të donatorëve, ka bërë ndarjen e bursave për nxënësit dhe studentët e dalluar nga qytete të ndryshme.

Sot, pas përfundimit të vitit akademik, Forumi Rinor Islam realizoi takim të përbashkët me të gjithë bursistët në ambientet e “Bushi Resort&Spa”, në Shkup. Në këtë takim u bë promovimi i arritjeve të bursistëve dhe i pikave artistike nga to. Gjithashtu para të pranishmëve prezantoi Leonard Kaja me një temë për aktivizmin rinor dhe kryetari i FRI, Xhabir Emini me një fjalë rasti.

Ky takim u realizua me qëllim që të bëhet njoftimi mes bursistëve dhe promovimi i aftësive të tyre, duke shfrytëzuar rastin që të ndajmë disa këshilla me to.

Shkup, 29 qershor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version