Categories
Lajme FRI

U realizua tribun në Universitetin Ndërkombtar Ballkanik

Me rastin e “Ditës Ndërkombtare të Studentit” FRI-Shkup në bashkpunim me unionin studentor të Universitetit ndërkombtar Ballkanik në lolaket e po këtij universiteti mbajti tribunë me temë “Zëri i studentit shqipytar në epokën e Globalizmit”.Vlen të përmendet se kjo tribunë vjen si rezultat i kampanjës së ndërmarë nga FRI në disa universitete të RM.
Ligjerues të kësaj tribunë ishin teolugu Rufat Sherifi si dhe psikologu Muhamed Jonuzi. Ligjeruesi i parë në mënyrë të qartë mjaftë domëthënëse foli mbi rolin dhe rëndësinë e studentit në Islam.
Duke marrë paraysh se verseti i parë që i’u shpallë Muhamedit a.s qe verseti Lexo, që këtu na bëhët e qartë se studimi në islam është obligim hyjnor, që nuk mund të anashkalohet, theksoi Rufat Sherifi.
Psikologu, Muhamed Jonuzi rëndësi të veçantë i vuri sfidave që kanë të rinjët tanë në epokën e globalizmit. “Problemi i sfidave nuk është vetëm problem i kohës sonë, si i tillë ai ka qenë present edhe në kohërat më të hershme pasi çdo kohë i ka pasur sfidat eveta për brezin përkatës. Rinia shikuar nga të gjitha kënveshtrimet paraqet potencialin e së tashmes, shpresën e së ardhmes, e cila duhet përgatitur e të jetë e gatshme të mbart përgjegjësitë e kohës, duke përballuar pengesat e barrierat që i shtrohen në jetë”, u shpreh ai.
Në këtë tribunë fjalën përshëndetëse e morri edhe Visar Ramadani i cili në emër të Universitetin Ndërkombtar Ballkanik vlerësoi lartë bashkupunmin e FRI me këtë universitet.

Tribun në Universitetin Ndërkombtar Ballkanik
Tribun në Universitetin Ndërkombtar Ballkanik

Tribun në Universitetin Ndërkombtar Ballkanik

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version