Me datë 29.03.2014 (e shtunë) në lokalet e FRI-së në Shkup u realizuan tribuna javore me temë “Perspektiva e rinisë shqiptare në fushën e Gjeo-infomacisë”. Ligjerues i kësaj teme ishte Prof Dr. Bashkim Idrizi, ligjerues në Unviresitein e prishtinës si dhe në Universitetin shtetëror të tetovës, përnndryshe perofesori në fjalë ka kryer specializmin në Tsukuba të Japonisë. Ligjërata përmbante informacione themelore mbi familjen e gjeo-shkencave dhe gjeo-informacioneve, në aspektin e përdorimit të tyre në nivelin multidisciplinor.
Gjatë ligjeratës u shtjelluan aspektet teoriko-praktike dhe standardet ndërkombëtare për gjeoinformacionet, gjendja momentale në nivel ndërkombëtar dhe shoqërinë shqiptare, dallimi i gjendjes në shtetet e zhvilluara dhe ata në zhvillim.
Të pranishmit në këtë tribunë ishin mjaft të kënaqur pikërisht për faktin se profesori I nderuari shpalosi disa njohuri që nuk i kishin dëgjuar më parë studentët.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
previous article
Kur rrufeja godet avionin
you might also like
5 days ago
6 days ago