Ka përfunduar qetësisht dhe pa incidente, protesta e organizuar nga një grup qytetarësh, kundër zyrës së komunitetit të LGBT-së në Çarshi të Vjetër.
Prania e shtuar e forcave policore, ka blinduar tërësisht hapësirën përpara zyrës së komunitetit LGBT, duke parandaluar çdo lloj incidenti.
Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale, dhe me të kërkohej mënjanimi i përfaqësisë së LGBT-së në çarshinë më të vjetër të Shkupit, vetëm disa metra larg objektit fetar ku kryejnë ritet e tyre besimtarë myslimanë.
Protesta nuk ka përmbushur pritjet për masivitet. /Portalb
Categories