Me datë 23.11.2015 (ditë e hënë) në INFO qendrën e FRI-së në Shkup, u mbajtë kuvendi zgjedhor i degës së Shkupit. Në këtë kuvend i pranishëm ishte edhe kryetari i FRI-së z. Fevzi Musliu, i cili ndër tjerash përuroi hapjen e punimeve të kuvendit si dhe përgëzoi kuvendarët për aktivitetet të cilat janë realizuar.
Kryetari i degës së Shkup z. Hasan Bafjtari – tanimë në largim – para kuvendarëve raportoi për aktivitetet e realizuara gjatë periudhës së kaluar katërvjeçare, si dhe po ashtu u bë prezentimi i raportit financiar për këtë periudhë. Pas prezentimit të këtyre raporteve i njëjti u debatua nga ana e kuvendarëve dhe më pas u hodh në votim me ç’rast edhe u miratua.
Kuvendi i kaluar u shpërbë, ndërsa më pas edhe u kunsistua kuvendi i ri i degës së Shkupit për periudhën e ardhshme katërvjeçare. Vlen të përmendim se në kuvendin e ri, 30% e kuvendarëve janë femra. Ndër tjerash kuvendi i ri zgjodhi edhe kyetarin e kuvendit me dy nënkyetarë.
Në këtë kuvend, u bë zgjedhja e kryetarit të FRI dega Shkup, ndërsa kryetar i degës së Shkupit me 37 vota “për” dhe 5 “përmbajtur”, u zgjodh Abdulhamid Mustafa.
“Ju falenderoj për besueshmërin që ju, ma ofruat mua. Mirëpo postet nuk janë privilegj por përgjegjësi. Në këtë fushë veprimtarie shumë njerëz kanë treguar suksese dhe janë munduar që të mbjellin një ardhmëri të shëndoshë. Konsideroj që gjithë sëbashku do të bëjmë më të mirën të mundshme për të dalë më të sukseshëm” theksoi, Abdulhamid Mustafa
Përndryshe Abdulhamid Mustafa u lind në Shkup, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, kurse fakultetin ekonomik po ashtu në Shkup. Ai ka specializuar në menaxhimin bankar dhe financa, kurse tani është në përfundim e sipër të studimeve post-diplomike drejtimi Menaxhimi me resurse njerëzore.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
9 years ago